Përshkrimi i produktit:
Kremë “3-në-1” e formuluar për të luftuar puçrrat, inflamacionin dhe shenjat e akneve. Përmban retinol (HPR), acid azelaik dhe niacinamide, që veprojnë në sinergji për të përmirësuar teksturën, tonin dhe pastërtinë e lëkurës.
Çfarë bën:
Zbut dhe redukton shenjat e akneve.
Paston poret, redukton yndyrën dhe pengon formimin e puçrrave të reja.
Qetëson inflamacionin dhe skuqjen.
Ndriçon njollat kafe pas akneve.
Përmirëson strukturën e lëkurës dhe rrit prodhimin e kolagjenit.
Jep ton më të njëtrajtshëm dhe sipërfaqe më të lëmuar.
Për kë rekomandohet:
Lëkurë me akne ose prirje për puçrra.
Lëkurë me komedo (whiteheads/blackheads).
Lëkurë me njolla dhe shenja pas akneve.
Lëkurë e yndyrshme ose miks.
Përbërësit aktivë:
Retinol (HPR) – formë moderne e retinoidit që rigjeneron qelizat dhe përmirëson shenjat.
Acid Azelaik – veprim antibakterial, anti-inflamator dhe depigmentues.
Niacinamide (Vitamina B3) – qetëson, balancon sebumin dhe forcon barrierën e lëkurës.
Si përdoret:
Aplikohet në mbrëmje mbi lëkurë të pastër dhe të thatë.
Nëse lëkura është e ndjeshme, përdoret fillimisht 3 herë në javë dhe gradualisht çdo natë.
Në mëngjes duhet patjetër krem me SPF 30+.
Shmang zonën e syve.
Kujdes:
Përmban vitaminë A – nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe dhënies me gji.
Mund të shkaktojë tharje ose ndjeshmëri gjatë ditëve të para; kjo është normale.
Mos u kombinon me produkte të tjerë retinoli në të njëjtën rutinë.
Karakteristika:
Pa parabene.
Nuk testuar në kafshë (cruelty-free).
21,2 €